Vendosni fjalën kyçe....

Gafa në GJKKO/ Policia ngatërron të arrestuarin, sjell në seancë një tjetër person në vend të Ilirjan Feçit


Seanca e sotme në GJKKO për caktimin e msës së sigurisë për 18 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i artë” është shoqëruar me një gafë.

Sipas “Report TV”, para gjykatës është një qytetar tjetër në vend të Ilirian Feçit i cili mbahet në burgun e Shën Kollit.

Më herët Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa e sigurisë në ambientet e veçanta të një spitali. Ai është lënë në “arrest me burg”.  Veçmas i është komunikuar masa edhe të penduarit tjetër të drejtësisë Henrik Hoxhaj si dhe ish-drejtuesit të policisë Leonard Palushi.