Vendosni fjalën kyçe....

“Tirana Pride 2022″/ Qytetarë dhe aktivistë marshuan sot në Tiranë për të drejtat e komunitetit LGBT (FOTOT)


Mesditën e kësaj të shtune qindra qytetarë dhe aktivistë marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit në kuadër të aktivitetit të komunitetit LGBT “Tirana Pride 2022”.

E pranishme në marshimin paqësor ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ambasdorja e Suedisë Elsa Håstad, të tjerë diplomatë të huaj në vendin tonë, aktivistja e njohur Xheni Karaj si dhe figura të tjera të njohura.

“Ne jemi një familje”– ishte slogani i këtij tubimi. 

Aktivistët janë nisur nga sheshi “Nënë Tereza” dhe kanë vazhduar përgjatë bulevardit, ku kanë ndaluar dhe para godinës së Kryeministrisë.

Në përfundim të marshimit, në sheshin “Nënë Tereza” mbahet dhe një koncert me disa artistë shqiptarë.

Më poshtë disa foto nga aktiviteti: