Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët me rastin e 3 vjetorit të inaugurimit të tij ka deklaruar se ushtria ukrainase u ka thyer “shtyllën kurrizore” rusëve.
“Ne kemi thyer shtyllën kurrizore të një prej ushtrive më të forta në botë. Ne e kemi bërë tashmë atë. Përfshirë edhe psikologjikisht. Ata nuk do të ngrihen në këmbë për vitet e ardhshme. Por të mos harrojmë se edhe të gjithë ushtarët tanë duan të jetojnë.”- tha Zelensky.
Presidenti ukrainas u kërkoi të gjithëve të kuptojnë koston e çdo hapi në luftë. Sipas tij, pas arritjes së vijës së demarkacionit që ekzistonte para pushtimit të plotë, do të mund të kalohet në pjesën e dytë – negociatat e mëtejshme me Rusinë.