Vendosni fjalën kyçe....

U propozua për President, Halim Kosova: Nuk është prioriteti im, jam fokusuar te profesioni im


Kandidati i propozuar për President të Republikës nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, Halim Kosova, në një intervistë për News 24 ka thënë se është njohur nga media tha se nuk do pranojë propozimin.

Kosova theksoi se e vlerëson shumë por prioritet mbetet profesionin i tij dhe projekti për njerëzit në nevojë.

Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fonacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme. Unë falënderoj çdo njeri që e ka propozuar , por e kam deklaruar që dua të përqendrohem në profesionin tim dhe kryesisht në ndihmën e familjeve në nevojë. Ky do të jetë prioriteti im”, ka thënë më tej Kosova.

I pyetur rreth emrave të propozuar, Kosova tha se nuk është ndalur të bëjë ndonjë analizë të veçantë, por shtoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër dhe dinjitoze.

Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz.”, tha ai.