Ditën e nesërme (22 maj 2022) do zhvillohen zgjedhjen nga Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike për të zgjedhur kryetarin.
Kështu Sali Berisha do përmbyllë lëvijen e “Foltores” dhe Rithemelimit përballë Ibsen Elezit, ish-drejtuesit të PD-së në Kukës.
Votimi do nisë prej orës 08:00 deri më 18:00.
Anëtarët me të drejtë vote do votojnë për të zgjedhur se kush do i drejtojë.
Këto zgjedhje nuk janë njohur nga grupimi pranë ish-kryetarit Lulzim Basha që tashmë formalisht drejtohen nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Të dy grupimet janë edhe në një përballje në Gjykatë se kush do mbajë zyrën dhe vulën e Partisë Demokratike.