Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha voton në selinë blu


Ish-kryeministri Sali Berisha votoi në selinë e PD për kreun e ri të partisë në procesin që zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Berisha iu drejtua sot kutisë së votimit për të votuar për kreun e ri të PD i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Në garë për kreun e PD është edhe Ibsen Elezi, ish-kryetari i PD-së në Kukës.

Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjes së ish-kreut të PD Lulzim Basha dhe Kuvendi Kombëtar që u mbajt më 30 prill dhe më pas Këshillit Kombëtar më 6 maj.

Pas votimit Berisha dha një deklaratë ku inkurajoi anëtarët të votojnë sipas vullnetit të lirë.

Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionarët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë dhe i uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD por edhe për Shqipërinë dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë.

Të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duhet. Theksova që ky është proces historik jo vetëm për PD por për mbarë Shqipërinë sepse finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre”, tha Berisha.