Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë Inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë pasi u kap duke drejtuar makinën pa leje drejtimi dhe nën efektin e kanabisit.
Shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt
“Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materialet procedurale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë:
– Inspektor A. B., 50 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë.
Arrestimi i tij u krye për arsye se më datë 21.05.2022 është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë pasi kishte shkelur disa rregulla të qarkullimit gjatē drejtimit të mjetit tip AUDI, të cilën e drejtonte pa leje drejtimi.
Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.
Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.
Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme”-thuhet në njoftimin e AMP.