Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje për mbrojtjen e të penduarit të drejtësisë Besian Xhixha, pas dëshmive të këtij të fundit lidhur me disa nga ekzekutimet më të njohura në vend.
Sipas tij, SPAK po mbron Dumanin i cili në dëshmitë e tij ka thënë vetëm atë që prokuroria kërkon të nxjerrë ndërsa akuzoi organin e akuzës se ka lënë në mëshirë të fatit Xhixhën, i cili sipas Berishës po rrëfen lidhje e Bandës së Elbasanit me nivelet më të larta të qeverisë, SPAK-un e policinë.
Ish-kryeministri përmend në shënimin e tij prokurorin e Elbasanit Alfred Shehu të cilin e akuzoi për manipulimin e provave të manipulimit të zgjedhjeve që u gjetën në një mjet në Elbasan dy ditë para zgjedhjeve.
“Golden Bullet, rikoshete mbi narkoqeverine! Te mbrohet jeta dhe familja e Xhixhes. SPAK mbron Dumanin qe u rrefen ato qe duan! SPAK le ne meshire te vrasesve Xhixhen per rrefimin e tij dhe akuzat e tij klamoroze kunder qeverise dje ne sallen e gjyqit. Besian Xhixha deklaroi dje ne sallen e gjyqit ate qe ka denoncuar dhjetra here qytetari dixhital dhe e dine mire i gjithe Elbasani: Lidhjen e Dumanit dhe bandes se Elbasanit me nivelet me te larta te narkoqevereise, SPAK-un e partise, narkodrejtesise dhe narkopolicise! Rikujtoni ketu vetem prokurorin e Elbasanit, Alfred Shehu i cili per te mbrojtur Taulant Ballen dhe banden e tij genjeu publikisht me dt 25 prill 2021 duke deklaruar se ne makinen e Kel Çamit nuk u gjeten materiale zgjedhore. Ne vend te ndeshkimit ligjor per aktin e tij te manipulimit te provave te vend ngjarjes ku mbeten nje i vrare dhe kater te plagosur prokurori i bandes u ngrit ne detyre ne Skapin e Partise.” – shkruan Berisha.
Ish-kryeministri shkrua më tej se Dumani ka dëshmuar deri tani vetëm vrasjet që SPAK kërkon që të zbulohen duke fshehur të tjerat dhe lidhjet e grupit kriminal me nivelet më të larta të qeverisë.
“Xhixha faktoi dje se Dumani ka deshmuar vetem vrasjet krimet qe deshiron SPAK i partise dhe jo ato qe deshmojne se banda mizore ishte e qeverise dhe mbijetonte me mbeshtetjen e saj.
Xhixha akuzoi Dumanin se po fsheh krimet e tij pasi sipas Xhixhes vrasesi serial Nexhmedin Dumani ka ekzekutuar jo 7 por 12 vete.
Te dashur miq afera Dumani fakton:
1- Boset e krimit te lidhur direkt me qeveritaret narkoshtetin u njoftuan qe te largohen nga vendi.
Pikrisht kjo detyroji Ramen te dale ne media fill pas konferences se shtypit Kraja – Nono me qellim qe te mund te fshihte deshtimin e qellimshem te operacionit.
2- Dumani eshte i penduar dhe po flet vetem ato qe deshiron SPAK i Partise.
3- Xhixha nxori lakuriq ne sallen e gjyqit lidhjet e Dumanit me deputete, ministra, Skapiste, narkoprokurore dhe narkopolice.
Duke denuar kete parodi, loje me krimin te narkoshtetit, ju bej thirrje mediave dhe Avokatit te Popullit te monitorojne me vemendje te madhe kushtet por edhe kercenimet eventuale per eleminim te Xhixhes, deshmitarit te lidhjeve te Edi Rames, narko ministrave, narkopoliceve, narkoskapistave te tij. Une gjithashtu paralajmeroj Edi Ramen se çdo gje qe do te ndodhe me jeten e Besian Xhixhes do te mbahet personalisht pergjegjes! Sb” – mbyll shënimin e tij Berisha.