Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka bërë thirrje për zhvillimin e një proteste mëngjesin e nesërm në orën 09 e 30.
Njoftimi është bërë nga një prej anëtarëve të aleancës, Aulon Kalaja, i cili shkruan se protesta do zhvillohet pasi PS-ja pritet të miratojë nesër ligjin për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kreu i bordit të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, që do marrë koncesionin, tha se në Butrnit nuk do ketë apartamente apo hotele po i takon qeverisë shqiptare që të mbrojë territorin.
Studiuesi Auron Tare replikoi me Granoff me një shënim të gjatë ë Facebook duke renditur një sërë argumentesh kundër koncesionit.