Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama e Veliaj fabrikate të Xhorxh Sorosit, armiqtë më të egër të medias e fjalës së lirë në vend

Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj si armiqtë kryesorë të medias së lirë në vend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ai theksoi se AMA nuk ka qenë kurrë në këtë shkallë ekstreme politizimi.

Berisha tha gjithashtu se dyshja Rama-Veliaj kërcëojnë gazetarët, mediat e fjalën e lirë në vend përmes shantazheve, ndëshkimeve dhe se të dy janë fabrikate të shoqrisë së hapyr të Xhorxh Sorosit.

“Kurrë më parë AMA nuk ka pasur këtë shkallë ekstreme politizimi megjithë këmbënguljen e mediave, institucioneve ndërkombëtare që ky institucion të jetë i ekuilibruar, më i pavarur, më i paanshëm. Nuk ia vlen t’i kushtosh asnjë minutë më shumë AMA-s por do ndalem në gjendjen katastrofike që ekziston për mediat në vend. Autokracia e narkoshtetit është në vetvete shteti shtypës i lirsë, të drejtave të indvidit. Po edhe fjalës e lirisë së mediave në veçanti. Janë të zakonshme aktet banditeskte të qeveritarëve ndaj gazetarëve, mediave të lira. Janë të zakonshme sulmet agresive staliniste të qeveritarëve ndaj mediave që shkruajnë kundër tyre. Dy janë armiqtë kryesorë të fjalës së lirë në Shqipëri. Njëri quhet Edi Rama që përveç sjelljes së dhunshme verbale, fyerjeve, ndëshkimeve absurde ndaj gazetarëve për shkak të pyetjeve, ai krijoi agjencinë e dezinformimit i frymëzuar nga regjimet autokratike. Ndërmerr sanksione e ushtron presion ndaj pronarëve të mediave nëse flasin kundër qeverisë. Po kaq armik i medias së lirë është edhe Erion Veliaj. Ai është varianti më i shëmtuar i zyrtarit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve e pronarëve të mediave. Të dy këta vijnë nga shoqëria e hapur e Xhorxh Sorosit, janë fabrikate të shoqërisë së hapur që për nga definicioni duhet të jetë e kundërta.” – tha Berisha.