Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një aktivitet në Kosovë me rastin e 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut, i cili u bë platforma kryesore për Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë.
Meta u prit nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe dhjetëra qytetare.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se sfidat e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës mund të kalohen vetëm duke qenë të bashkuar.
“Ne sot i gëzohemi Shqipërisë si anëtare e NATO dhe pret të hedhe një hap drejt BE, ne i gëzohemi edhe Kosovës, që sot është një shtet i lirë dhe i pavarur, një vend model sa i takon demokracisë në zgjedhje, respektimi te pakicave dhe që ecën e sigurt drejt integrimit euroatlantik.
Ne shqiptaret jemi kontribuues të paqes dhe sigurisë në rajon. Ne jemi për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë pa paragjykime, por duhet që këtë respekt edhe të tjerët ta tregojnë me ne. Duhet të jemi edhe më të hapur .
Ne ndodhemi para sfidave të mëdha dhe ato mund t’i përballojmë vetëm të bashkuar dhe me krenarinë e të qenit shqiptarë.
Suksese Kosovës edhe në Këshillin e Evropës.”- tha Meta.