Kina ka zbuluar anijen e parë autonome në botë me dron transportues, e cila mund të përdoret si për qëllime kërkimore detare ashtu edhe për qëllime sigurie, duke mbajtur në bord dhjetëra avionë pa pilot, kanë raportuar mediat vendase.
Sipas South China Morning Post, nisja e anijes 88 metra të quajtur Zhu Hai Yun u bë të mërkurën. Anija ose mund të kontrollohet nga largësia ose të lundrojë në mënyrë autonome në ujë të hapur, thuhet në raport, duke shtuar se ajo do të ndihmojë shumë në kërkimin dhe vëzhgimin shkencor detar.
Zhu Hai Yun mund të përdoret për parandalimin e fatkeqësive detare dhe mirëmbajtjen e fermave me erë në det të hapur, raportoi Daily Science and Technology e Kinës.
Zhu Hai Yun është në gjendje të lundrojë pa ndërhyrje njerëzore falë një sistemi unik të inteligjencës artificiale në bord. Duke folur për gazetën Science and Technology Daily vitin e kaluar, Chen Dake, drejtori i laboratorit, tha se ‘anija inteligjente pa pilot do sjellë ndryshime revolucionare për vëzhgimin e oqeanit.
Transportuesi i dronëve mund të arrijë shpejtësi deri në 33 km në orë, raportojnë mediat kineze.
Zhu Hai Yun, të gjitha pjesët e të cilit janë projektuar dhe prodhuar në Kinë, pritet të hyjë në shërbim deri në fund të vitit.
Turqia gjithashtu ka ndjekur teknologji të ngjashme. Majin e kaluar, Forbes raportoi se prodhuesi kombëtar i dronëve Bayraktar kishte gjetur një mënyrë për ta kthyer anijen sulmuese Anadolu në një transportues dronësh. Por, duke gjykuar nga raportimet e mediave, Ankaraja nuk e ka realizuar ende projektin.