Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk mbështet votimin e ligjit në parlament për menaxhimin e parkut arkeologjik kombëtar të Butrintit.
Në një konferencë me akademikë kreu i akademisë Skënder Gjinushi tha se institucioni shkencor nuk është përfshirë në proces dhe është anashkaluar fare nga marrja e mendimit.
Ai përmendi se edhe institutet e tjera të linjës janë anashkaluar duke mos u marrë mendimi.
Ndërsa arkeologu Neritan Ceka tha se arkeologu Richard Hodges në një artikull të 2012-ës e ka quajtur mit qytetërimin ilir.
Ish-drejtori i Parkut të Butrintit, Auron Tare, ishte i ashpër me arkeologët dhe kujtoi se në proces specialistët shqiptarë janë lënë jashtë.
Me miratimin e ligjit, Parku i Butrintit do menaxhohet nga Fondacioni i krijuar posaçërisht nëpërmjet ministres së Kulturës dhe AADF-së.