Ismail Morina, i njohur si “Ballist Morina” është arrestuar nga policia e Kukësit.
Ismail Morina u bë i njohur pasi ngriti dronin me flamurin me simbole shqiptare në Beograd.
Ai po vinte nga Kosova kur u vu në prangat e policisë së Kukësit.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga institucionet lidhur me arsyen e ndalimit.
Por sipas raportimeve, Ismail Morina është vënë praga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Për këtë rast ka reaguar edhe Sali Berisha i cili thotë se Morina është arrestuar me kërkesë të Vuçiçit.
“Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina.
Kërkoj lirimin e tij urgjent.
Të dashur miq, me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistet serb me në krye serbomadhin Vuçiç.
Që nga ajo kohë Ismail Morina është shndërruar në njeriun më të persekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatesisht shërbimet e tyre sekrete kanë montuar kundër Ballistit kurthe të ulëta dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe arrestimin e Morinës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Ju bëj thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërhyjnë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të dënojnë persekutimin politik të Morinës nga binomi famekeq Rama-Vuçiç”-shkruan Berisha.