Një tifoz shqiptar është marrë me ambulancë pranë zonës së pedonales, ku po festojnë tifozët holandezë.
Shqiptari i ishte bashkuar festës së tifozëve të Fejnordit në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales.
Ai siç duket në një moment nuk është ndjerë mirë për shkak të konsumit të tepër të alkoolit dhe bluzat e bardha i kanë ardhur në ndihmë me barelë, sikurse shihet edhe në pamjet e publikuara nga Panorama Sport. Ai thuhet se është dërguar drejt QSUT-së.
Sonte në mbrëmje Tirana mirëpret për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian. Përballja mes Romës dhe Fejnordit do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “AIR Albania” për kupën e Conference League.