Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e Conference League, Kosova sjell efektivët e saj të policisë në Tiranë


Pas një nate të ngarkuar me incidente, Kosova ka dërguar 40 efektivë policie për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve shqiptare për të ruajtur rendin dhe sigurinë në prag të finales së Conference League.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë.”– ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kujtojmë se ndeshja finale Roma-Feynoord do të luhet në orën 21.00, në stadiumin “Air Albania”.