Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e Conference League/ Garda merr në mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë


Garda e Republikës ka marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë në prag të finales së sotme Roma-Fejnord për t’i parapritë çdo situate të mundshme.

Televizioni “News 24” raporton se Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet që ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku përfshihen Kryeministria dhe Presidenca.

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në rrethe por edhe të patrullave dhe të forcave Shqiponja do të jenë në kryeqytet sonte për finalen e Conference League. Sipas “News 24”, në terren do të jenë 2600 punonjës policie, përfshi edhe policinë e Tiranës.

Furgonët e policisë janë bërë barrikadë në rrugën që lidh ultrasit e dy ekipeve për të shmangur çdo përplasje të munshme mes dy grupeve të tifozëve.

Finalja mes Romës dhe Fejnordit do të luhet sonte në orën 21.00, në stadiumin “Air Albania”.