Vendosni fjalën kyçe....

Bënë për spital shqiptarin, policia arreston dy të rinjtë holandezë


Një ditë pas ndeshjes mes Romës dhe Fejnordit, vijojnë arrestimet ndaj tifozëve që krijuan trazira.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të rinjtë holandezë që goditën mee sende të forta shqiptarin me inicialet A. G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Incidenti ndodhi të martën në Rrugën e Barrikadave.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton Policia.