Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në rrjetet socile në lidhje me finalen e Konferencë Ligës të zhvilluar mbrëmjen e kalur në stadiumin “Air Albania”.
Rama falënderon të gjithë ata që kontribuan në një organizim të suksesshëm të evenimentit sportiv, duke nisur nga punonjësit e policisë, shërbimin e urgjencës e deri tek punonjësit bashkiakë të pastrimit.
Kryeministri shprehet se me punën e tyre, punonjësit e shërbimeve publike i zbardhën faqen Shqipërisë.
“Një falenderim i me gjithë zemërt, për të gjithë punonjësit e drejtuesit e shërbimeve publike të përfshira në eurosuksesin e djeshëm të Shqipërisë, nga Policia e Shtetit tek Aviacioni Civil, nga shërbimet portuale tek ato mjekësore, që siguruan mbarëvajtjen e eventit të madh sportiv të finales së Conference League, duke i zbardhur faqen Shqipërisë dhe bërë që të marrim përgëzimet më të ngrohta nga UEFA, nga ekipet drejtuese të të dyja skuadrave, si edhe nga miq e partnerë të vendit tonë.”– shkruan Rama.