Ndërmjet datave 19 dhe 26 maji, rusët kryen 63 sulme me raketa dhe 41 sulme ajrore në territorin e Ukrainës, kryesisht duke synuar infrastrukturën e transportit hekurudhor. Kështu tha gjenerali ukrainas Oleksiy Hromov, i cili është Zëvendës Shefi i Departamentit të Operacioneve Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Nga 19 maji dernë orën 06:00 të ditës së sotme, forcat e armatosura të Federatës Ruse kryen gjithsej 63 sulme me raketa dhe 41 sulme ajrore. Objektet e infrastrukturës së transportit hekurudhor ishin objektivat kryesore të armikut.”– tha Hromov gjatë një konferencë në Qendrën Mediatike të Ukrainës sipas Ukrinform.
Sipas gjeneralit ukrainas, dje janë goditur me raketa zonat e populluara si Soledar, Bakhmut, Kramatorsk, Bakhmutske, Ustymivka, Pokrovske, Lyman, Slovyansk, Zaporizhzhia, Kryvyi Rih dhe të tjera. Sulmet ajrore kryen në Lyman, Sievierodonetsk dhe Avdiivka.