Vendosni fjalën kyçe....

Transportohet me helikopter drejt Tiranës 11-vjeçari që u plagos sot në Pukë


Fëmija 11-vjeç që u plagos sot me armë zjarri në Pukë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Sipas televizionit “News 24”, 11-vjeçari është qëlluar nga një 17-vjeçar dhe ka marrë një plagë në këmbë. Është e paqartë se si arma ka rënë në duart e adoleshentit, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.