Tirana zhvilloi sot ceremoninë e titullit të Abissnet Superiore.
Sot, lojtarët festuan pas humbjes 2-3 me Kukësin në Selman Stërmasi.
Trofeu u ngrit lart nga kapiteni Hoxhallari.
Presidenti i bardhebluve, Refik Halili foli për mediet, ku tha se merita për gjithë këtë sukses nuk është e tij, por e lojtarëve dhe stafit. Gjithashtu, Halili zbuloi të ardhmen e trajnerit Shehi.
“Presidenti 0%. Meritën e ka stafi, lojtarët. Unë kam qenë në hije. S’kam bërë kontribut fare. Unë jam mirënjohës ndaj çdo futbollisti në të shkuarën dhe në vazhdimësi për kontributi dhe për sakrificën që ka bërë për klubin tonë. Jam shumë i lumtur me këtë grup futbollistët që jam shpallur kampion, siç kam qenë i lumtur dhe në vitet e tjera, por ky ka qenë një kampionat shumë i bukur. Ka qenë një grup lojtarësh i shkëlqyer, pa pasur asnjë lloj shqetësimi gjatë gjithë kampionatit. Kjo vjen si rezultat dhe nga dora e stafit, në veçanti nga drejtori Osmani dhe nga trajneri jonë Shehi. Pa tifozët nuk ka vlerë. Frymëmarrja, oksigjeni i skuadrës tonë është tifozeria jonë, që është një tifozeri e mrekullueshme. Ja dedikojë familjes time, familjes së madhe bardheblu, futbollistëve dhe familjeve të futbollistëve për sakrificën e tyre”-tha Halili.