Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike.
Ai tha se të shtunën, kur dhe do të mblidhet Këshilli Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimi për të zgjedhur Kryesinë e Partisë Demokratike do garojë për postin e nënkryetarit..
“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD-së dhe më tej. Ky është një dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për t’a emëruar. “Jam unë ai që e ndaj” – tha shtoi “ju ratifikoni me votë të hapur”. Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD,” –tha Bylykbashi.