Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Ka censurë në rrëfimet e tij tronditëse, t’i nxjerrë të gjitha


Sali Berisha ka komentuar dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, që kanë zbuluar një sërë krimesh.

Ai ka edhe një thirrje për të, që meqë kaa vendosur të rrëfejë ta bëjë rrëfimin të plotë duke zbuluar lidhjet e bandave me qeverinë. Pasi siç shprehet ai, deri tani vëren një “censurë” në rrëfimet e tij.

“Fytyra e vërtetë e saj qeverie është ajo e Nuredin Dumanit. Një serial killer, i cili po zbërthehet. Po flet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer, por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë se deri tani nuk ka thënë asgjë tjetër veç saj që dinim të gjithë.

Nuk ka patur asnjë dyshim se banda e Elbasant dhe bandat e tjera, kanë qenë të lidhura fund e krye me qeverinë, se ata kanë pasur tërësisht në xhep prokurorinë e Elbasanit por dhe prokurorë të tjerë në Tiranë, por edhe minstra mbi ministra.

I bëj thirrje Dumanit, në emër të asaj që ai fiton në vetvete, në njeri që rrëfehet, se çfarë është një i penduar i drejtësisë. Është në njeri që vendos të rrëfeë krimet e tij pë të shpëtuar shpirtin e tij. Dhe kjo është e pranueshme, ky rrëfim. Por ta bëjë të plotë. Ta bëjë me guxim. Sepse ka një tendencë absolute censure të rrëfimeve të tij tronditëse, të cilat dëshmojnë qartë atë që është thënë çdo dië nga mediat, shoqëria.

Është denoncuar me kohë, ata vrisnin, përdhunonin, plaçkisnin çdo gjë dhe i mbyllnin të gjitha çështjet me urdhër nga sipër.

I bëj thirrje të dalin të gjith tabulatet të bisedave të Taulant Ballës, të Suel Celës me Taulant Çelën. Po po, Taulant Çela është minimumi se ato shkojnë direkt tek Edi Rama.”- tha Berisha.