Vendosni fjalën kyçe....

Shpëtohen 13 shqiptarë nga kampi i ISIS-it në Siri, mes tyre 9 fëmijë


Shpëtohen nga kampi famëkeq “Roi” në Siri dhe riatdhesohen 13 shtetas të tjerë shqiptarë, 9 prej të cilëve janë fëmijë.

Lajmin e ka konfirmuar në një postim në “Twitter”, Abdulkarim Omar, një zyrtar i lartë sirian.

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë.”– ka shkruar Omar, i cili është bashkëkryetar i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

Operacioni për riatdhesimin e 13 shqiptarëve ka nisur prej ditësh.