Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, miratohen kandidaturat për Kryesinë e re, rikthehen Jozefina Topalli e Bujar Nishani


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike ku u diskutua mbi listën për Kryesinë e re.

Në mbledhje janë zgjedhur kandidaturat për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, të cilët do të kalojnë ditën e nesërme për votim në Këshillin Kombëtar.

Në garë për Kryesinë e re të Partisë Demokratike janë 46 kandidatë.

Në listë vërehen emrat e Jozefina Topallit, Bujar Nishanit apo edhe deputetes Ina Zhupa e cila kundërshtoi “Foltoren” e Sali Berishës.

Kësaj liste i mungon rivali i Sali Berishës në garën për kryetar Ibsen Elezi, apo edhe Fatbardh Kadiu i cili pavarësisht se ka qenë në Kuvendet e zhvilluara nga Rithemelimi ka kërkuar largimin e liderit historik nga PD-ja. 

Lista: