Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i të miturës në Lezhë pas shantazheve, Prokuroria kërkon 46 vite burg për 5 të arrestuarit


Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimin e një 15- vjeçareje në fshatin Tarazh të Mirditës.

Konkluzionet përfundimtare janë lexuar nga prokurori Ylli Pjeternikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi, si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A. GJ.

Por duke qenë se iu është pranuar gjykimi i shkurtuar, atyre iu zbritet 1 e 3-a e dënimit.

Nga hetimet e kryera, organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar elemente të veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.