Vendosni fjalën kyçe....

Kulluri: 37 kandidatët për anëtar Kryesie “Lulzimsa të dalluar” , do çojnë PD-në drejt humbjes së radhës


Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komemntuar kandidatët për anëtar kryesie në PD-në e Komisionit të Rithemelimit.

Kulluri thotë se përveç 7 personave të 37 kandidatët e tjerë janë “Lulzimsa të dalluar”.

Sipas tij ata kanë qenë mbështetës të Bashës dhe kanë qenë pjesë e humbjes së PD-së.

Kulluri thekson se zgjedhjet e ardhshme do humben sërish nga PD-ja me anëtarësinë në organet drejtuese të saj.

Përveç 3 personave që kanë mbajtur qëndrime të qarta kundër Bashës para humbjes së 25 prillit dhe 4 të tjerëve që “u zgjuan” në 26 prill, 37 kandidatët e tjerë për anëtarë kryesie të PDSH janë Lulzimsa të dalluar!

Të jesh Lulzims është kriteri kryesor i Riciklimit për të përfaqësuar demokratët në humbjen e rradhës!

Me shpresën se Bardhi, Alibeaj dhe Luli ynë do të “përputhen” shumë shpejt me Ricikluesit, urime dhe suksese në zgjedhjet e ardhshme lokale!

Përpara me unitetin e 6 marsit!”-shkruan Kulluri.