Vendosni fjalën kyçe....

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, do votojë anëtarët e Kryesisë


Demokratët mbledhin sot Këshillin Kombëtar prej orës 11:00, ku PD do të zgjedhë Kryesinë e saj të re.

Sipas agjendës, do të jetë kryedemokrati Sali Berisha që do të mbajë fjalën i pari dhe fill pas tij kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ndërsa menjëherë pas këtij momenti do të nisë votimi.

Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Rithemelimit u miratua lista me 47 kandidatët e Sali Berishës.