Vendosni fjalën kyçe....

Negociatori ukrainas thotë se nuk ka marrëveshje me Rusinë


Pavarësisht përparimeve ruse në Donbass, këshilltari presidencial ukrainas dhe negociatori i bisedimeve të paqes Mikhail Podoliak deklaroi të shtunën se Kievi nuk do kërkonte një marrëveshje me Moskën.

Deklarata e tij bie ndesh me propozimet e mëparshme drejt diplomacisë nga presidenti Volodymyr Zelensky.

“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë.” – shkroi Podoliak në një postim në Telegram. “Rusia ka dëshmuar se është një vend barbar që kërcënon sigurinë botërore. Ukraina do luftojë me Rusinë deri në fitoren e luftës. Një barbar mund të ndalohet vetëm me forcë.” – shtoi ai.

Podoliak udhëhoqi delegacionin ukrainas gjatë disa takimeve të pasuksesshme të paqes gjatë javëve të para të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Tani, denoncimi i tij për bisedimet me Moskën është në kontrast të plotë me pranimin e presidentit Zelensky në fillim të kësaj jave se ai ‘mund të përpiqet të shkojë në rrugën diplomatike’, nëse presidenti rus Putin është i gatshëm të flasë drejtpërdrejt.

Që nga dorëzimi i forcave të fundit ukrainase në Mariupol në fillim të këtij muaji, trupat ruse dhe ushtarët nga republikat Donetsk dhe Lugansk kanë kapur qytetet kryesore të Popasnaya dhe Liman në Donbasin verior dhe janë mbyllur në Slavyansk.

Ndërkohë, me vazhdimin e luftimeve në Severodonetsk dhe Lisichansk, trupat ruse janë tani brenda disa kilometrave nga qendra kryesore e furnizimit të Bakhmut.