Ushtarët rusë po grumbullojnë trupat e banorëve të Mariupolit të cilët kanë humbur jetën gjatë luftimeve. Të paktën kështu pretendon këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushchenko në një postim Telegram.
“Në ambientet e supermarketit Shchyryi Kum në Svobody Avenue, rusët ngritën një vendgrumbullim kufomash. Fjalë për fjalë. Rusët po sjellin këtu trupat e të rënëve, të cilët u zhvarrosën nga varrezat kur u përpoqën të rivendosnin furnizimin me ujë. Ata thjesht po i grumbullojnë si mbeturina.”– shkroi Andriushchenko.
Sipas tij, ka një mungesë katastrofike të njerëzve për të kryer punimet e varrimit, madje edhe morgje të improvizuara. Andriushchenko postoi gjithashtu një fotografi të rëndë të publikuar nga kanali lokal Telegram, “Mariupol Now”.
Ukrinform pas postimit të fotos shkruan se ajo shërben si “Një kujtesë se agresioni i armatosur rus shkaktoi një nga katastrofat më të rënda humanitare në qytetin e Mariupolit.”
Të paktën 22 mijë civilë u vranë në sulmet e artilerisë dhe ajrore të Rusisë. Gazeta pretendon se tani qyteti është shtrirë në gërmadha dhe ka mbetur pa shërbime të furnizimit me energji, ujë dhe gaz.”
Më poshtë fotoja e publikuar, pamjet janë të rënda.