Shefi i Shtabit të SHBA-së Gjenerali Mark Milley theksoi idenë se ushtria duhet të jetë apolitike gjatë një fjalimi në Universitetin Princeton dhe në një intervistë të mëvonshme me Fox News të premten, duke lënë pas dore kritikat.
“Ju nuk po i betoheni një diktatori apo tirani. Ju po bëni një betim për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – tha Milley në ceremoninë ROTC Class të 2022 të Universitetit Princeton.
Duke theksuar vazhdimisht se pjesëtarët amerikanë betohen për ‘një ide’ dhe ‘një dokument’, Milley i siguroi kadetët e sapoformuar se detyra e tyre ishte vetëm ndaj parimeve mbi të cilat u themelua SHBA.
“Duhet të jemi apolitikë. Ne qëndrojmë jashtë politikës së ditës dhe mbajmë betimin tonë ndaj Kushtetutës pavarësisht se cila parti është në pushtet.” – tha Milley.
Sidoqoftë, qëndrimi i Milley-t në administratën Trump u kritikua si vështirë se ishte apolitik.
Gjenerali thuhet se kundërshtoi urdhrat e Trump për t’u tërhequr nga Afganistani deri më 15 janar 2021, përpara largimit të presidentit nga Shtëpia e Bardhë, duke e penguar atë të përmbushte një premtim të fushatës dhe t’i jepte fund luftës më të gjatë të SHBA.
Ai gjithashtu dyshohet se kontaktoi Partinë Komuniste Kineze dhe agjencitë e inteligjencës amerikane gjatë ditëve të fundit të Trump për të hapur kanalet e dialogut pa dijeninë ose lejen e tij, sipas gazetarit Bob Woodward.
Milley vazhdon të shërbejë nën presidentin Biden dhe duket se ka përqafuar plotësisht politikën e ‘larmishmërisë’ e ‘anti-ekstremizmit’ të administratës.