Vendosni fjalën kyçe....

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, le jashtë Patriarkun Kirill


German Chancellor Olaf Scholz, left, is welcomed by French President Emmanuel Macron at the Elysee Palace in Paris, Friday, Dec. 10, 2021. Two days after taking office, Scholz visits the French President in Paris as well as top EU and Nato personnel in Brussels. (AP Photo/Thibault Camus)

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të enjten, më 2 qershor paketën e gjashtë të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, pas pushtimit të kësaj të fundit të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të naftës: BE-ja ra dakord të ndalojë importin e naftës ruse të sjellë me anije – që përbën pjesën më e madhe të saj – por do të vazhdojë të importojë përmes tubacioneve, deklaroi një diplomat evropian për agjencinë e lajmeve Reuters.

Gjithashtu në paketën e gjashtë të sanksioneve përfshihet edhe heqja e huadhënësit kryesor rus, “Sberbank” nga platforma ndërkombëtare SWIFT. Sanksionet e miratuara vijnë pasi Hungaria i mohoi në mënyrë të përsëritur bllokut unanimitetin e nevojshëm të 27 vendeve të BE-së duke përshkallëzuar kërkesat e saj kombëtare.

Të enjten, tha diplomati, marrëveshja më në fund u bë e mundur pasi 26 vendet e tjera ranë dakord të hiqnin nga lista e zezë Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, një aleat i ngushtë i Kremlinit, për të qetësuar Budapestin. Marrëveshja hyn në fuqi nesër në orën 07:00.

Edhe Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve dhe elitave ruse, duke përfshirë disa nga njerëzit më të pasur në Evropë dhe familjet e tyre, si dhe ndëshkime për shumë zyrtarë të Kremlinit, biznesmenë të lidhur me presidentin Vladimir Putin dhe jahtet e tyre, avionët dhe firmat që i menaxhojnë ata.

Pjesë e listës është gjithashtu edhe Maria Zakharova, zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse; Alexey Mordashov, një nga miliarderët më të pasur të Rusisë; dhe anëtarët e familjeve dhe subjektet e lidhura me oligarkët dhe zyrtarët.

Sanksionet kanë shënjestruar edhe Sergei Roldugin, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i cili tashmë është nën sanksionet e BE-së.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të dizenjuara për të rritur presionin ndaj presidentit rus Putin.