Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi njofton orën e seancës për zgjedhjen e Presidentit të ri, PS-ja mbledh nesër Kryesinë për emrin që do propozojë


Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e shtunë ku do të mbahet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.

Zyra e shtypit në Kuvend, njoftoi se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

Ju njoftoj se ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00, do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (Urdhër nr.49, datë 02.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërsa Balla deklaroi se ditën e nesërme Partia Socialiste do mbledhë Kryesinë prej orës 17:00 ku do diskutohet dhe me shumë gjasa do vendoset emri që do propozohet për votim në Kuvend.

Grupi i punës, grupi parlamentar dhe kryesisë. Kemi bërë për këtë çështje dy herë diskutime në kryesinë e PS-së. Është bërë një proces me emra, ka dalë një shortlist, ku shortlista finale do diskutohet nesër në Kryesi”-tha Balla.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk dha asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga shumica për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.