Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet një person në Shkodër, plagoset një tjetër


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, teksa një person tjetër ka mbetur i plagosur sipas informacioneve paraprake.

Raportohet se i vrarë ka mbetur Naim Bajri. Viktimës në vitin 2001 i kanë ekzekutuar djalin Endrit bajrin

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “Rus” të qytetit verior.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje mbi ngjarjen. Zona është rrethuar dhe janë ngritur disa postblloqe policie për krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve.