Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se ky proces do të mbetet në histori si “procesi më karagjoz” i zgjedhjes së Presidentit që është parë ndonjëherë.
Vasili shkruan se socialistët e propozuan kandidatin për president minutën e fundit dhe thekson se kështu nuk zgjidhet as edhe një specialist i thjeshtë në administratë.
“Procesi më karagjoz i zgjedhjes së presidentit, pa asnjë lidhje me seriozitetin e shtetit!
Me seriozitetin zero, që i karakterizon Rama &co e propozuan kandidatin për president minutën e fundit dhe kështu nuk zgjidhet as edhe një specialist i thjeshtë në administratë.
Me seriozitetin zero që i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 orë përpara seancës plenare, kur edhe një seancë e thjeshtë e Kuvendit kërkon, që 48 orë përpara mbyllet gjithçka.”- shkruan ai.
Vasili shton se kryeministri Edi Rama dhe rilindja do të mbeten thjesht karagjozë në pushtet, asgjë më shumë.
REAGIMI I PLOTË:
Procesi më karagjoz i zgjedhjes së presidentit, pa asnjë lidhje me seriozitetin e shtetit!
Me seriozitetin zero, që i karakterizon Rama &co e propozuan kandidatin për president minutën e fundit dhe kështu nuk zgjidhet as edhe një specialist i thjeshtë në administratë.
Me seriozitetin zero që i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 orë përpara seancës plenare, kur edhe një seancë e thjeshtë e Kuvendit kërkon, që 48 orë përpara mbyllet gjithçka.
Me seriozitetin zero, që i karakterizon Rama & co procedurat ligjore të detyrueshme për shkarkimin nga Presidentit të kantidatit si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe lirimin si Gjeneral i kanë të papërmbyllura.
Asnjë media dhe asnjë deputet nuk disponon as minimumin që është CV- ja e hollësishme me të gjithë datat dhe funksionet e Kandidatit për president, gjë që i kërkohet edhe specialistit më të rëndomtë në administratë.
Tani Rama & Balla do na shpikin gjoja edhe procedura “speciale” për ta kaluar kandidatin për president se mos “gjoja” mos na i pengokërka Presidenti Meta.
Jua paska fajin Presidenti Meta se Rama & co janë thjesht karagjozë rrugësh dhe pa asnjë lidhje me shtetin.
Janë alabakë me pushtet dhe asgjë më shumë.
Ky do të mbetet në histori si Procesi më karagjoz i zgjedhjes së presidentit, që është parë ndonjë herë.
Rama dhe rilindja janë dhe mbeten thjesht karagjozë në pushtet dhe asgjë më shumë.