Lodhja nga lufta për konfliktin e vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit po rritet në mbarë botën, pranoi të hënën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Prandaj, ‘njerëzit duan një lloj rezultati për veten e tyre’ dhe presioni mbi vendin për të arritur çdo lloj zgjidhjeje paqësore të armiqësive po rritet, pohoi ai.
“Sigurisht, të gjithë duan të na shtyjnë drejt një lloj rezultati, padyshim të pafavorshëm për ne, sepse nuk na pyesin ende, por është i dobishëm për disa palë që kanë interesat e tyre, si ato financiare, ashtu edhe ato politike.“ – u tha Zelensky gazetarëve.
Ai nuk saktësoi se cilat palë kanë ushtruar presion mbi Ukrainën për të arritur një marrëveshje paqeje me Moskën. Vetë presidenti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, kanë përjashtuar në mënyrë të përsëritur çdo mundësi të lëshimeve territoriale ndaj Rusisë, duke u zotuar të rimarrin të gjithë territorin e vendit.
Aspiratat territoriale të Kievit përfshijnë jo vetëm tokën që ra nën kontrollin rus në mes të konfliktit në vazhdim, por Republikat Popullore separatiste Donetsk dhe Lugansk dhe gadishullin e Krimesë, të cilat u ndanë nga Ukraina dhe u bashkuan me Rusinë në 2014.