Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në dy biznese të Noizyt në Durrës, dy ditë më parë u përplas me një tjetër reper


Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Lënda plasëse është vendosur në një lokal e një dyqan në pronësi të reperit Rigels Rajku i njohur me emrin e artit.

Tritoli ka shpërthyer në dyqanin e rrobave ‘Illyrian Blodline’ dhe në barin Rigels Shisha Lounge’ në qytetin bregdetar.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale jo vetëm në dy mjediset në fjalë po edhe te godinat në afërsi të dy bizneseve.

Shpërthimi vjen dy ditë pas sherrit të Noizyt me reperin tjetër Kleviol Ahmeti i njohur me emrin e artit Kllevio.

Pas kësaj Kllevio e kallëzoi Noizyn në polici e ky i fundit u procedua penalisht bashkë me të atin, Bashkim Rajku. Po kështu policia arrestoi edhe Kllevion ditën e djeshme lidhur me përplasjen.

Video Credits: Shqiptarja