Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky zotohet të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia: Beteja është ndezur


Forcat ukrainase luftuan për të mbajtur terrenin në luftimet e përgjakshme rrugë më rrugë në qytetin lindor të vijës së frontit të Sievierodonetsk, ndërsa presidenti Zelenskiy tha se gjendja ishte e vështirë, duke u zotuar gjithashtu për të rimarrë territoret që janë nën zotërimin e Rusisë.

Beteja njëditore për qytetin industrial është shfaqur si thelbësore, me Rusinë që ka përqendruar fuqinë e saj sulmuese me shpresën për të arritur një nga synimet e saj të deklaruara, kapjen plotësisht të provincës përreth Luhansk në emër të separatistëve rusishtfolës.

“Duhet të arrijmë një çlirim të plotë të të gjithë territorit tonë.” – tha Zelenskiy përmes videolidhjes në një ngjarje të organizuar nga gazeta britanike ‘Financial Times’ të martën.

I pyetur në lidhje me komentet e Emmanuel Macron të Francës se ishte e rëndësishme të mos ‘poshtërohej’ Moska, e interpretuar në Ukrainë si nënkuptim i pranimit të disa kërkesave, Zelenskiy tha: “Nuk do poshtërojmë askënd, ne do përgjigjemi në të njëjtën mënyrë.”

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Gaidai, tha se mbrojtësit e kishin të vështirë të zmbrapsnin sulmet ruse në qendër të Sievierodonetsk.

Sievierodonetsk, Lysychansk dhe Popasna mbeten vendet më të vështira, tha Zelenskiy të martën vonë.

Moska tha se trupat e saj po përparonin, ndërsa Zelenskiy tha se ‘mbrojtja heroike’ e Donbasit ishte në vazhdim. Reuters nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur gjendjen në terren.

Që kur u largua nga Kievi dhe Kharkiv, Rusia është përqendruar në rajonin e njohur si Donbas, i përbërë nga provincat Luhansk dhe Donetsk, dhe më afër kufirit rus.

Moska thotë se është e përfshirë në një ‘operacion special ushtarak’ për të çarmatosur dhe ‘denazifikuar’ fqinjin e saj.

Ukraina dhe aleatët e quajnë këtë një pretekst të pabazë për një luftë që ka vrarë mijëra, ka rrafshuar qytete dhe ka detyruar miliona njerëz të ikin. Rusia thotë se ka bërë gjithçka për të shmangur shënjestrimin e civilëve në operacionin e saj në Ukrainë.