Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç për Ramën: I kam borxh një falenderim të madh, pa të “Balkani i Hapur” nuk mund të bëhej


Në konferencën e përbashkët të zhvilluar sot në Ohër në kuadër të Samitit ‘Ballkani i Hapur’, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur me superlativa për kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se i detyrohet Ramës një “falenderim të madh”, që nuk ka hequr dorë nga projekti për “Balkanin e Hapur” pavarësisht presionit të madh.

“Në javën e ardhshme do të kemi video konferencë që të vijojmë përgatitjet tona dhe të arrijmë të sigurojmë gjetjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin. Të bashkëpunojmë dhe të gjejmë zgjidhje që njerëzit të jetojnë më mirë. Rezultatet nuk mund të jepen menjëherë, por do t’i shohim çdo ditë. Ne do të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjitha qytetarëve tonë dhe të ulim të gjitha procedura burokratike. Ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë, as nga Maqedonia, vetëm dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, dhe falënderoj Ramën se edhe ku kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe kur është dashur të heqë dorë nga ‘Open Balkan’, ka treguar fuqi të madhe të liderit. Si kryetari i Serbisë i kam borxh një falënderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i hapur nuk mund të mbijetojë.”- tha Vuçiç.