Vendosni fjalën kyçe....

Replikat e forta-Dy “Sekretarët e Përgjithshëm” të PD-së përplasen në Kuvend


Replika të forta janë zhvilluar në Kuvend mes dy “Sekretarëve të Përgjithshëm” të PD-së. Deputeti i PD-së Flamur Noka akuzoi shumicën se bën pazare me atë që e quajti ‘fake opozitë’.

Sipas tij, Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku nuk kanë asnjë lidhje me elektoratin ndaj s’mund të jenë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Ndërkohë Bardhi i kërkoi të përgjigjet se pse Sali Berisha iu ka nisur mesazh deputetëve të PD që të bëhen bashkë me Ramën për të bllokuar komisionin për investimet strategjike.

Replikat:

Noka: Ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni, por harrojeni opozitë këtij populli nuk i emëroni dot. E cakton vota e demokratëve. Na keni sjellë këtu për të miratuar dy komisione, jua ka propozuar Enki me Gazin dhe Joridën. Komision për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale. Ore kjo opozitë a i ka 59 deputetë më 25 prill? A e dini ju se i ka 59, po me kë jeni konsultuar, me 3-4 ushtarët tuaj, sejmenët tuaj që i bëni këto. A e dini ju që nuk dalin dot nga shtëpia, jo më të dalin në elektorat të konsultohen për reformën zgjedhore, reformën territoriale. A e dini që nuk iu hap derën askush përveçse te zyra që i keni dhënë ju në kuvend dhe te shtëpia e tyre. Ju i keni caktuar opozitë dhe bëni çfarë të doni me ta. A e dini që është gjithë populli opozitar që nuk është për pazar me ju, pavarësisht se këta bëjnë pazar me ju. Ku ju çon mushka me këtë histori? A e bëtë një komision hetimor për inceneratorët, ku ishte rezultati. U la di Rama, iu bë lavazh. Iu bë lavazh Arben Ahmetajt, u pastrua, ia zbardhët fytyrën. A ishte komisioni i zgjedhjeve, votave të vjedhura më 25 prill. Ku shkoi Taulant komisioni i reformës zgjedhore, a mos e ndatë kokë më kokë këtë punë, një në atë botë, një në këtë botë kalbet në burg dhe ju të vazhdoni të dy në paqe dhe në qetësi. Se kështu më duke se u la. A nuk u la kështu që njëri të kalbet i vdekur në varr, njëri të kalbet i gjallë në burg, ju të jeni në rregull. A është Pazar apo jo. A e dinë demokratët dhe shqiptarët se kush është regjimi dhe çfarë ndodhi si u manipuluan votat.  A ka ndonjë shqiptar që di cili është rezultati i atij komisioni që sot po u ngrika dhe një komision tjetër. Komisionet që ngrihen, ngrihen për t’ju shërbyer ju, Edi Ramës dhe regjimit. Çfarë lidhje kanë Enki, Gazi, Jorka me reformën territoriale dhe zgjedhore, asnjë lidhje. Ku e kanë elektoratin, në cilën zonë zgjedhore shkelin këta që ju keni vendosur t’i quani pjesë të komisionit. PD a ka marrë vota në jug? Ka marrë. Kush është përfaqësuesi në këtë reformë? Qarku i Elbasanit nuk ka asnjë përfaqësues se nuk duan këta. E ka tmerr gazi Elbasanin, i bie të fikët, vetëm ia ka kuruar plagët Taulanti se të fikët i bie kur ia përmend. Nuk do të jetojë. Ku është kjo histori. Ku është qarku i Vlorës, kush do ta bëjë diskutimin për reformën territoriale për atë qark. Po ç’janë këto? Thjesht pazare. Pazaret në kurriz të kujt po i bëni. Këtu ka shërbëtorë. Këtu ka fake opozitë. Këtu ka opozitë të emëruar dhe ndaj bëhen pazaret. Duke emëruar se nuk kanë votë. Gaz dhe ti dil e provoje Dash. Kjo është çështja.

I morët gjithë institucionet dhe tani doni të rrëmbeni dhe atë pjesë të opozitës, çfarë doni të ktheni monizmin. Harrojeni, ju mund të bëni çfarë të doni me ca marioneta. Ka vetëm një rrugë, protesta.

Bardhi: Do t’i kërkoj ndjesë gjithë demokratëve që duhet t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për çmimin e naftës, por nuk përmendi kush është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol, po s’ke guxim ta përmendësh, sikurse nuk ke guxim të përmendësh asnjë nga ata oligarkë që kjo që e quan fake opozita i denoncon çdo ditë. E dyta, merri leje doktorit dhe dil sqaro demokratët pse keni urdhër sot, bashkohuni me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Dil dhe shpjegoju. Pse i ka nis Sali Berisha mesazh deputetëve të tij që të bëhen bashkë me Ramën për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Këto janë akte që tregojnë se kush është fake dhe kush është opozita e vërtetë. Sa i përket elektoratit z. Noka nuk kam marrë ndonjëherë zyrën tënde. Ti ke ardhur në 2020 në zyrën time dhe më ke thënë mos më ço në Kukës se nuk më do anëtarësia, se më djeg anëtarësia e partisë.