Aksioni i zhvilluar në Elbasan ku morrën pjesë edhe forcat RENEA ka çuar në shoqërimin e shtetasit Klement Xhaferi.
Raportohet se aksioni i policisë zhvillohet në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” pas dëshmive të Nuredin Dumanit, dëshmitarit të penduar të SPAK-ut.
Xhaferri është ndaluar nga forcat RENEA teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet.
Xhaferri ishte shpallur në kërkim në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi në Elbasan para 25 Prillit, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.
Operacioni ka vijuar prej disa orësh, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.