Vendosni fjalën kyçe....

‘Vajtimet e Epirit’ përmes pllakave të vjetra të gramafonëve të muzikologut të njohur amerikan – Studiuesi Auron Tare njofton ngjarjen unike


Studiuesi Auron Tare ka njoftuar për zhvillimin e një veprimtarie që ka në thelb historinë e muzikën e Epirit.

Ai shkruan se veprimtaria ka të bëjë me prezantimin e muzikës së Leskovikut përmes pllakave të vjetra të gramafonëve të gjetura e studiuara ndër vite nga muzikologu i njohur amerikan Christopher King.

Tare thekson se prezantimi do jetë unik në llojin e tij e do mbahet më 2 korrik në orën 20:00 në vendin e quajtur Sheshi  Rrapit të Leskovikut.

“VAJTIMET e Epirit”

2 Korrik ora 20.00 sheshi i Rrapit te Leskovikut

Nje prezantim i Muzikes se Leskovikut nepermjet pllakave te vjetra te Gramafoneve gjetur dhe studiuar nder vite, nga muzikologu i njohur amerikan Christopher King. Fitues i Cmimit  “Grammy Aëards”, King ka shkruar nje seri artikujsh, librash dhe disqe te masterizuara mbi historine dhe magjine e muzikes se Epirit. Nje nga menyrat me te vjetra ne Europe te formave te ndryshme muzikore ne vecanti ato te Vajtimeve.

Per me shume mos humbisni nje prezantim unikal si dhe rastin per te vizituar zonen e Leskovikut dhe provuar veren qe kjo zone prodhon prej shekujsh.

Foto  S.M

https://vimeo.com/279080270

Muzika ne link nga Aleksi Zumba nje muzikan i pa njohur nga Policani i Gjirokastres. Pllaka e regjistruar nga Ajdin Leskoviku ne Detroi, USA ne funding e viteve  1920s. 

“While you live, shine

have no grief at all,

life exists only for a short while

Time demands his fee”

Vajtimi i pare i shkruar

Sykelos  shek i II para krishtit