Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Çmimet janë rritur në nivele stratosferike, qeveria justifikohet dhe nuk merr masa


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve në nivele të larta për ushqimet bazike dhe naftën.

Tabaku thotë se qeveria justifikohet me luftën në Ukrainë në vend që të marrë nisma konkrete si dhe të shpërndajë buxhetin për qytetarët.

Më tej deputetja e PD-së thotë se tregu i hidrokarbureve është në kushte oligarkie dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.

Diskutuam ditën e djeshme në kuvend rritjen e çmimeve të ushqimeve .

Qeveria u ankua se nuk ka çfarë t’i bëjë luftës në Ukrainë si dhe u justifikua se ka rritjen më të ulët të inflacionit në rajon.

E vërteta është që rritja e çmimeve për ushqimet bazike, zarzavatet dhe mishin është në nivele stratosferike.

Qeveria justifikohet në vend që të ndërmarrë nisma konkrete me taksat ose shpërndarjen e buxhetit për shqiptarët.

A është vetëm lufta shkaku i rritjes së çmendur të çmimeve? Natyrisht që jo!

Shihni çmimin e karburantit që vendoset nga bordi i oligarkëve dhe që ndikon në rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.

Përse rritet çmimi i naftës?

Sepse 60% e çmimit të naftës janë taksa dhe tarifa.

Sepse tregu i naftës është me oligarkë që kanë centralizuar ofertën dhe qeveria nuk është më në krahun e qytetarëve.

Këto shifra që janë të nxjerra nga të dhënat e INSTAT e konfirmojnë qartë problemin e rritjes së çmimeve që ka Shqipëria!”-shkruan Tabaku.