Vendosni fjalën kyçe....

Kina i thotë SHBA-së se do ‘luftojë me çdo kusht’ për Tajvanin


Ministri kinez i Mbrojtjes, gjenerali Wei Fenghe i tha të premten Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin, se Pekini do ‘luftojë me çdo kusht’ për të parandaluar shkëputjen e Tajvanit nga kontinenti kinez.

Paralajmërimi i tij vjen ndërsa SHBA-ja ndjek një marrëveshje armësh shumë milionëshe me Tajvanin dhe mes mesazheve kontradiktore mbi statusin e ishullit nga Uashingtoni.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze nuk ka zgjidhje tjetër veçse të luftojë me çdo kusht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shtypur çdo përpjekje të ‘separatistëve të Tajvanit’ për të ndarë Tajvanin nga atdheu.” – tha zëdhënësi i Ministrisë e Mbrojtjes së Kinës.

“Ushtria kineze do mbrojë me vendosmëri sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.” – shtoi Wu.

Wei dhe Austin u takuan në Singapor të premten, në margjinat e konferencës vjetore të mbrojtjes Shangri-La Dialogue. Mbledhja, e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), një institut britanik, tërhoqi pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende dhe u hap me një fjalim nga kryeministri japonez Fumio Kishida.

Përpara takimit të Austin dhe Wei, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi muajin e kaluar se Amerika do të përfshinte ushtrinë e saj në çdo konflikt të mundshëm midis Kinës dhe Tajvanit, duke mos marrë parasysh politikën e gjatë të SHBA-së për ‘paqartësitë strategjike’ në ishull dhe marrëdhëniet e saj me Pekinin.

Austin dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kundërshtuan deklaratën e Biden dhe deklaruan se SHBA po i qëndronte ‘Politikës së saj të Një Kine’, e cila njeh, por nuk miraton sovranitetin e Pekinit mbi Tajvanin dhe nuk garanton dhe as përjashton ndërhyrjen ushtarake të SHBA nëse Kina kërcënon të asimilojnë Tajvanin me forcë.