Vendosni fjalën kyçe....

Biden thotë se firmat e naftës fitojnë ‘më shumë para se Zoti’ (Video)


Presidenti i SHBA-së Biden kritikoi ashpër gjigantin e naftës Exxon të premten, duke akuzuar kompaninë se po fiton ‘më shumë para se Zoti’ ndërsa amerikanët vuajnë nga çmimet e larta të karburantit.

Megjithatë, Exxon thotë se po rrit prodhimin, ndërsa konservatorët fajësojnë për çmimet e larta të gazit politikat e vetë Biden.

Duke folur në Portin e Los Anxhelosit, Biden bëri disa ‘koka turku’ për çmimet e larta rekord të karburantit në Amerikë dhe normën e lartë të inflacionit 40-vjeçar, duke përfshirë industrinë e transportit detar dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke fajësuar gjithashtu grumbullimet e zinxhirit të furnizimit.

Lidhur me çmimet e gazit, Biden veçoi gjigantin e naftës Exxon për angazhimin në blerjen e aksioneve në vend që të zgjeronte aktivitetin e tij të shpimit.

“Exxon fitoi më shumë para se Zoti këtë vit.” – u tha ai gazetarëve.

“Numri dy, arsyeja që ata nuk po shpojnë është se po blejnë stokun e tyre, të cilat duhet të tatohen sinqerisht. Exxon, filloni të investoni dhe filloni të paguani taksat tuaja, faleminderit.” – vijoi ai.

Më vonë të premten, një zëdhënës i Exxon i tha Forbes se kompania kishte rritur në fakt shpimet e saj në pellgun Permian nën Teksas me 70% midis 2019 dhe 2021 dhe po shpenzon 50% më shumë për të rritur kapacitetin e rafinimit në këtë rajon në 2022 kundrejt 2021.

Zëdhënësi tha se Exxon humbi më shumë se 20 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe pagoi 40.6 miliardë dollarë taksa në vitin 2021, një rritje prej 17.8 miliardë dollarësh nga viti 2020.