Një banesë është përfshirë nga zjarri këtë të dielë te “Shkëmbi i Kavajës”. Si pasojë ka mbetur i lënduar një turist kosovar i cili e kishte marrë banesën me qira dhe po kalonte pushimet në Shqipëri.
43-vjeçari me inicialet J. S., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur ‘Shkëmbi i Kavajës’ në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”– bën me dije Policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.