Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Aramaras-Fushë Krujë.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetër dhe për pasojë është lënduar shtetasja me iniciale V.D.
E lënduara është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 15:20, në rrugën dytësore Aramaras- Fushë Krujë, një automjet me drejtuese shtetasen V. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. S. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetësja V. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.