Kreu i dhomës vendore së avokatisë në Korçë Arben Lena për vendimin e miratuar ditën e premte nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, për hartën e re gjyqësore.
Në një prononcim për mediet, ai është shprehur se tryezat e rrumbullakëta ku kanë marrë pjesë avokatët kanë qenë thjesht një farsë, pasi mendimi i tyre nuk është marrë parasysh.
“I zhgënjyer me vendimin, tryezat e rrumbullakëta nga ku kemi marrë pjesë dhe kemi shprehur pretendimet tona kanë qenë thjeshtë farsë. Avokatët kanë njoftuar bojkot të përkohshëm, bojkoti do të përshkallëzohet në varësi te masave që do marrin institucionet përkatëse. Të metat e kësaj harte të re gjyqësore janë ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga ana e avokatisë pasi avokatia është segmenti që është më afër popullit. Kjo hartë gjyqësore është e dështuat që në fillimet e saj. Është një hartë që edhe koha e ka dëshmuar që është e dështuar në procesin penal, civil dhe administrativ.”- u shpreh Lena.
Për këtë arsye ai theksoi se është marrë vendimi që prej datës 14 të bojkotohen të gjitha gjyqet dhe mandej do shohin edhe nëse do ketë përshkallëzim të bojkotit duke parë reagimin e institucioneve.
Deklarata e kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë
I zhgënjyer me vendimin, tryezat e rrumbullakëta nga ku kemi marrë pjesë dhe kemi shprehur pretendimet tona kanë qenë thjeshtë farsë. Avokatët kanë njoftuar bojkot të përkohshëm, bojkoti do të përshkallëzohet në varësi te masave që do marrin institucionet përkatëse. Të metat e kësaj harte të re gjyqësore janë ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga ana e avokatisë pasi avokatia është segmenti që është më afër popullit. Kjo hartë gjyqësore është e dështuat që në fillimet e saj. Është një hartë që edhe koha e ka dëshmuar që është e dështuar në procesin penal, civil dhe administrativ.
Qarku i Korçës humbët Gjykatën e Apelit, gjykatën e shkallës së parë administrative humbet dhe gjykatën e shkallës së parë në Pogradec. Aksesi i një populli në drejtësi do të jetë i minimalizuar dhe me kosto shumë të mëdha qoftë për të burgosurit apo edhe për njerëzit e thjeshtë që duan të zgjidhin problemet e tyre në gjykatë. Në qytetin e Korçës është një burg i sigurisë së lartë që ka një numër të konsiderueshëm të burgosurish dhe vetëm në vitin 2021 ka pasur afërsisht 3 shoqërime të burgosurish që do të thotë këto shoqërime do të bëhen nga ana e IEVP dhe do dërgohen në Tiranë. Edhe për njerëzit e thjeshtë ata deri tani e kanë pasur të thjeshtë gjykatën ndërsa tani duhet të paraqiten në Gjykatën e Apelit në Tiranë ku kostot e transportit do jenë shumë më të mëdha e në rastin më të ketë shtyrje seancash që do të thotë përveç kostos njerëzit të mos mbarojnë punë. Një variant i kësaj harte ka ekzistuar edhe në vitin 1998 dhe është vërtetuar që nuk ka funksionuar. Aktualisht kjo hartë do kalojë në Ministrinë e Drejtësisë pastaj do kalojë në këshillin e ministrave me VKM dhe pas daljes së VKM grupet e interesit kanë të drejtë ta kundërshtojnë. Unë mendoj që kjo do ketë kosto të mëdha edhe në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
Deri tani vërejtjet që ne kemi bërë nuk janë pranuar aspak dhe për këtë arsye komiteti drejtues i dhomës kombëtare të avokatisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe është marrë vendimi që prej datës 14 të bojkotohen të gjitha gjyqet dhe mandej do shohim edhe përshkallëzimin e bojkotit duke parë edhe reagimin e institucioneve, mund të bojkotojmë edhe gjyqet për masat e sigurisë.
E theksoj që avokatët nuk janë grup interesi dhe në konflikt interesi, avokatët shohin përtej konfliktit të vogël të interesit.
Ligji në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion avokatie, dhoma e Shqiptareve të avokatisë me kryetar Maksim Haxhia.
Nuk ka asnjë institucion tjetër paralel, asnjë atribut juridik tjetër. Përderisa qoftë ligji, qoftë institucioni parashikon se kemi të bëjmë vetëm me një organizim ligjor të avokatëve që është dhoma e avokatisë së Shqipërisë dhe kjo dhomë ka dalë me një vendim atëherë ne nuk kemi të bëjmë as me përçarje as me vendime të ndryshme. Nëse individë të caktuar duan të dalin me vullnetin e tyre kundra ligjit atëherë është vullneti i tyre. Bojkoti do përshkallëzohet në varësi të rezultateve, ky bojkot është i përkoheshëm në varësi të masave që do marrin institucionet përkatëse.