Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim: Mjaft më me korrupsionin, të bëhemi bashkë për të mbrojtur demokracinë


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim në fjalën e saj në konferencën e parë Antikorrupsion ka dhënë një mesazh, për politikën, por edhe për shoqërinë.

Yuri Kim ka kërkuar t’i jepet fund korrupsionit.

Sipas saj, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë.

Diplomatja e lartë e SHBA-ve, deklaroi ndër të tjera se populli shqiptar hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin, si dy forma të korrupsionit.

Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim

Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë së bashku forcat në këtë çast historik për të thënë  mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin.

Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit”-deklaroi Kim.